Telefonia mobile ka telashe sepse çekuilibrohen qendrat transmetuese – BTS dalin jashtë funksionit varësisht prej intensitetit sidomos kur bëhet komunikimi me anë të mikrovalëve.
- 0 – 0,99 Rihter: Tërmete të këtyre shkallëve nuk vërehen fare dhe lëvizje të tilla të tokës gjatë një dite të vetme mund të ketë me qindra mijëra lëvizje të kores së Tokës;
- 1,0 – 1,99 Rihter: Tërmetet e këtyre shkallëve nuk vërehen nga njerëzit fare ndërsa disa krijesa të vogla mund ta ndjenë si dhe nuk ka fare dëme nga këto shkallë tërmeti;
- 2,0 – 2,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit të tërmetit fillojnë të ndihen edhe nga kafshë të ndryshme por edhe si të kalojë mbi 2,4 shkallë Rihter fillojnë të ndihen edhe nga njerëzit. Dëme nuk ka fare përveç që mund të ketë ndonjë shtrembërim të gjërave të varura sikurse ora e murit ose ndonjë pikturë.
- 3,0 – 3,99 Rihter: Tërmete e këtyre shkallëve të intensitetit ndihen nga të gjitha krijesat e gjalla si dhe nga njerëzit. Dëme nga tërmetet e këtij rangu të intensitetit mund të jenë si rënia e librave nga raftet, e njerëzit mund të pësojnë edhe tronditje psikike.
- 4,0 – 4,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen shumë fortë . Dëmet nuk janë shumë serioze dhe lëndime mesatarisht nuk ndodhin aq shumë.
- 5,0 – 5,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen shumë fuqishëm dhe mund të ketë edhe lëvizje të oxhaqeve, ndarje të mureve të shtëpive dhe të ndërtesave, lëvizje të urës etj;
- 6,0 – 6,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen shumë fuqishëm dhe mund të ketë dëme mesatarisht serioze nëpër objekte dëmtimi dhe rrugë e ura. Gjithashtu edhe numri i të lënduarve dhe të vrarëve mund të ndryshojë shumë varësisht nga se a ndodh tërmeti ditën apo natë.
- 7,0 – 7,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen tepër fuqishëm si dhe dëmet janë më evidente si dhe numri i të lënduarve dhe të vrarëve mund të rritet ndjeshëm. Gjithashtu në këtë rang të tërmeteve edhe reliefi i tokës mund të ketë ndryshime evidente;
- 8,0 – 8,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen tepër shumë fuqishëm si dhe dëmtimet e objekteve të banimit e të tjera janë tepër shumë evidente. Këtu mund të kemi edhe rrënime totale të objekteve të banimit varësisht sipas intensitetit të tërmetit si dhe numri i të lënduarve rritet dhe të vrarëve tepër ndjeshëm të njerëzve si dhe të kafshëve.
- 9,0 – 9,99 Rihter: Tërmetet e këtij rangu të intensitetit ndihen tmerrësisht fuqishëm. Në këtë rang të tërmeteve reliefi ndryshon shumë sa që edhe kodra, lumenj e rrugë mund të zhvendosen tërësisht sa që reliefi i tokës ndryshon në mënyrë drastike. Në këtë rang të tërmeteve mund të rrënohen edhe qytete të tëra varësisht nëse epiqendra është në atë zon. Gjithashtu edhe numri i të lënduarve dhe të vrarëve në rangun intensitetit rritet në mënyrë eksponenciale nga shkallët tjera të tërmeteve.
https://ahmetmurati.wordpress.com/

You must be logged in to post a comment Login