Connect with us

Hi, what are you looking for?

Uncategorized

Observatori / kupola vrojtuese në Pallatin e Rinisë:

Në vitin 1979, disa të rinjë patën themeluar “Hulumtuesit e rinjë të Kosovës”, në mesin e të cilëve ishte edhe klubi i astronomisë. Në atë kohë në mesin klubeve tjera klubi i astronomisë, e ushtronte veprimtarinë e saj në Kupolën/Observatorin dhe zyrën që gjindet afër Pallatit të Rinisë dhe Sporteve. Nëpërmjet kësaj kupole janë kryer vrojtime të ndryshme astronomike, është lidhur bashkëpunim me klubet e rajonit, janë kryer vizita studimore si dhe ju është dhënë qasja për vizitë qytetarëve të Kosovës. Ndërtimi dhe origjina e kësaj kupole është nga SH.B.A, përkatësisht nga Illinois.

Ndërsa sot, pritet që ky observatorium të rifunksionalizohet dhe të futet në përdorim përsëri nga klubi i astronomëve duke realizuar vrojtime qiellore, zbulime shkencore, duke e hapur për publikun dhe duke ju dhënë mundësi dhe qasje të tjerve. Ashtu sikur shumë shtete dhe klube në botë që kanë observatorët e tyre, qëllimi i klubit “Astronomy club of Kosovo” është që kjo të bëhet qendra e klubit të astronomëve që edhe Kosova ta gëzojë një të tillë.

Në vitet e 80-ta observatoriumi që gjendet në Qendrën e Rinisë që dikur quhej “Boro dhe Ramiz”, është përdorur për qëllime shkencore dhe edukative, ndërsa që nga ajo kohë sipas informacioneve tona, ky observatorium më nuk është shfrytëzuar dhe përdorur për destinacionin për të cilën u ndërtua. Në mungesë të observatoriumit, klubi ACK me qindra anëtarë të rregullt e krrespondent të gjitha aktivitetet vrojtuese me pajisjet dhe teknologjitë e tyre astronomike po i bënë nëpër fusha e male! Më datë 25.07.2016 – klubi i astronomëve ka bërë një kërkesë në AKP – Autoriteti i Likudimit, për të rifunksionalizuar Observatoriumin në Prishtinë. Për një kohë nuk kan pranuar përgjigje, ndërsa pas takimit që kan pasur me zyrtarë kompetent në AKP për këtë qështje në zyrën afër ambasadës Sllovene në Prishtinë, është thënë që duhet paguar qiranë. Pas shumë takimeve intensive me një mund të madh ja kan arritë që kjo çështje të futet në rendin e ditës në Bordin e AKP-së, gjë që është dhënë një përgjigje pozitive që kjo qendër të futet në përdorim përsëri.

Sot, pas dy viteve prej kërkesës së klubit kjo qendër është nën shfrytëzimin e Astronomy club of Kosovo. Në vitet e 80-ta observatoriumi kishte funksionuar kohë pas kohe deri në mbylljen e tij. Astronomët e atëhershëm në Ish-Jugosllavi kishin marrë pjesë nëpër disa kampe astronomike. Klubi i atëhershëm kishte vepruar në kuadër të shoqatës më të gjërë që quhej Hulumtuesit e rinjë të Kosovës. Shoqëria jonë me dekada ka treguar indiferencë ndaj astronomisë deri në vitin 2014 kur u themelua klubi i parë i shkencës dhe astronomisë, Astronomy Club of Kosova, duke hapur rrugë në themelimin e disa grupeve tjera në qytetet e Kosovës. Tani ACK si klubi me suksese të jashtëzakonshme në shpërndarjen e astronomisë, i mbetet restarurimi i këtij observatoriumi pas dëmtimeve nga të reshurat atmosferike dhe nga amortizimi gjatë dekadave si dhe vendosja e një teleskopi gjigand. Shumë shpejt kjo qendër do të hapet për publikun përsëri ku do të vazhdohetë me aktivitetet profesionale, me teleskopët 25″ f/4 classic dhe 22″ f/4.2 UC.

Klubi i Astronomëve Amatorë, është përfaqësues i Astronomers without Borders për Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa nga 24 maji 2018, ACK – ka adresën dhe selinë e vet në Shtëpinë e Rinisë. /Revista shkencore Rrelos/


Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...