Shkencëtarët kanë konfirmuar se shtresa e ozonit po vazhdon rikuperimin.
Në vitin 1987 Protokolli i Montrealit u miratu me qëllim për të mbrojtur shtresën e ozonit dhe për ta ndihmuar atë të rikuperohet vetë, dhe një studim i lëshuar këtë javë ka konfirmuar që protokolli po funksionon.
Për ata qe nuk e din se çfarë është në të vërtetë shtresa e ozonit, Ozoni është zona e stratosferës së Tokës që thith pjesën më të madhe të rrezatimit ultravjollcë të diellit, duke parandaluar rrezatimin të godasë sipërfaqen e Tokës.

Ky protokoll u miratu për të ndihmuar mbrojtjen e shtresës së ozonit, duke ndaluar prodhimin e disa substancave përgjegjëse për dëmtimin e ozonit.
Substancat e dëmshme për shtresën e ozonit, gjendeshin në ftohës komercialë dhe shtëpiakë, tretës industrialë, helikë aerosolë…
Në vitin 2000, kishte prova që gjurmët e këtyre kimikateve në stratosferë kanë filluar të bien, gjë qe ndikojë që shtresa e ozonit të rikuperohet.

Autorja kryesore e studimit Antara Banerjee, e cila punon ne (NOAA) gjate një vizite që bëri në Universitetin e Kolorados, foli për provat që gjetën.
“Nga ky studim nxorrem prova të reja që tregojnë efektin pozitivë që ka Protokollit i Montrealit. Jo vetëm që ka nxitur shërimin e shtresës së ozonit, por gjithashtu po sjell ndryshime në modelet e qarkullimit të ajrit të Hemisferës Jugore.
Sfida në këtë studim ishte vërtetimi i hipotezës sonë se sherimi i ozonit po ndikon ne këto ndryshime të qarkullimit te ajrit ne atmosfer. Dhe nuk është rastësi.” ka thënë Antara Banerjee.

You must be logged in to post a comment Login