Connect with us

Hi, what are you looking for?

Marsi

NASA shpall tri dizajnet më të mira për “shtëpitë” në Hënë, Mars dhe përtej (Foto/Video)

NASA ka ndërmarrë një hap tjetër për të bërë jetën interplanetare një realitet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së fundmi NASA ka emëruar tre finalistët kryesorë për sfidën e saj të radhës, që ka të bëjë me dizajnimin e një “shtëpie” në Mars.

Sfida, e cila filloi në 2015, ka parë ekipet që konkurrojnë për të dizajnuar “shtëpitë” e përshtatshme për Hënë, Mars dhe pse jo edhe përtej.

Siç bëhet e ditur, për nivelin e katërt të fazës së tretë të konkursit, 11 skuadrave iu kërkua të krijonin dizajne të plota duke përdorur softuerin e modelimit dhe video të shkurtra që shpjegonin zgjedhjet e tyre.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=W4pxp5AGeNE&w=555&h=281]

Secili model u vlerësua për paraqitjen arkitekturore dhe estetikën, si dhe për realizueshmërinë e ndërtimit dhe qëndrueshmërinë e tyre, ndër tiparet e tjera.

Fazat e mëparshme u përqendruan në paraqitjet arkitekturore dhe teknologjitë e nevojshme për të ndërtuar komponentët e secilës dizajn.

Ekipi i SEArch + / Apis Cor me bazë në Nju Jork fitoi vendin e parë me strukturën e tyre unike, e cila është e mbushur me vrima të vogla për të lejuar futjen e dritës natyrale.

Ekipi i dytë ishte ai i grupit “Zoperhous” ndërsa i treti “Inkubatori i Marsit”, një grup inxhinierësh dhe artistësh, që treguan një dizajn modular të përbërë nga katër hapësira të dallueshme, përfshirë një për bimët në rritje.

Të tre ekipet ndanë një çmim prej 100,000 dollarë mes tyre.

Në raundin e ardhshëm, të vendosur për fillim të muajit maj, finalistët do të modelojnë dizajnet e tyre 3D, ndërsa konkurrojnë për një çmim prej 800,000 dollarë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2TLnCOCVicE&w=555&h=281]

Konkursi është vetëm zhvillimi më i fundit në misionin e NASA-s për të dërguar njerëzit në Hënë dhe, përfundimisht, në Mars.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nHxO-zmqdLM&w=555&h=281]

Ndryshe, nëntorin e kaluar, agjencia njoftoi se nëntë kompanitë amerikane kishin të drejtë për të konkurruar për kontratat 2,6 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme për të ofruar shërbime në hënë, dhe në vitin 2017, presidenti Donald Trump nënshkroi Direktivën e Politikave Hapësinore 1 për “rifokusuar programin hapësinor amerikan në eksplorime dhe zbulime njerëzore”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Advertisement

Të fundit

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...

The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS) The base of Mount Sharp, the Curiosity rover's exploration site. (Image credit: NASA/JPL-Caltech/MSSS)

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Në trend

Edukim

Si një program i lindur për djalin e saj, Dielli, po ndryshon rrugëtimin e mijëra të tjerëve Nga Londra deri në Prishtinë. Nga diaspora...

Teknologji

Ndërsa ngjitej ngadalë përgjatë shpatit të malit të lartë Mount Sharp një majë mbresëlënëse brenda kraterit Gale në Mars roveri Curiosity i NASA-s ka...

Astronomi

“Nebula” është një fjalë latine që do të thotë “re”. Por kur flasim për universin, nuk bëhet fjalë për retë që mbulojnë qiellin tonë....

Edukim

Në një kohë kur kërkimi shkencor kërkon më shumë se kurrë mendje të mprehta dhe zemra të pastra, shfaqja e talenteve të rinj si Famela...