Misioni i pare i NASA-s per te kthyer nje moster te nje asteroidi ne Toke do te do te testoje insturmentet e saj gjate udhetimit dy vjecar per ne asteroidin e quajtur Bennu. Me 9 dhe 20 shkurt ,anija OSIRIS-REx do te aktivizoj suiten e kamerave te saj ne bord dhe te filloje nje kerkim per asteroidet ‘Trojan’.
Astereroidet Trojan jane shoqerues te vazhdueshem per planetet ne sistemin tone diellor teksa ata rrotullohen rreth diellit, duke mbetur prane nje pike te qendrueshme 60 grade para apo pas planetit. Per shkak se ata vazhdimisht ndjekin te njejten orbite, ata kurre nuk do te perplaset me planetin e tyre shoqerues.
Ka gjashte planete ne sistemin tone diellor qe kane asteroide Trojan si,-Jupiteri, Neptuni, Marsi, Venusi, Urani dhe madje edhe Toka. Trojani i Tokes eshte i pakuptueshem; deri me sot, shkencetaret kane zbuluar vetem nje asteroid Trojan te Tokes i quajtur- 2010 TK7 – i gjetur nga projekti NEOWISE i NASA-s ne vitin 2010. Megjithate, ka me shume se 6.000 asteroide te tille te njohura qe jane bashke-udhetare rreth diellit me gjigandin e gazit Jupiterin.
Shkencetaret parashikojne se duhet te kete me shume Trojan qe ndajne orbiten e Tokes, por keto asteroide jane te veshtire per tu zbuluar nga Toka per shkak se ata duken afer diellit nga pikepamja e Tokes. Ne mes te shkurtit 2017, anija OSIRIS-Rex do te jete e pozicionuar ne nje vend ideal per te ndermarre nje studim.
Anija OSIRIS-Rex eshte aktualisht ne nje udhetim shtate-vjeçare per takim me, nje asteroid te quajtur Bennu dhe te rikthej nje monster te ketij asteroidi ne Toke. Kjo moster e ketij asteroidi eshte primitiv dhe do te ndihmoje shkencetaret te kuptojne formimin e sistemit tone diellor kur ndodhi para 4.5 miliard vjet me pare.
Perditesimi per here te fundit 13 dhjetor,2016.
OSIRIS-REx (Origins Spectral Interpretation Resource Identification Security Regolith Explorer)
Tags:ASTEROIDE, EKSPLORIMI I SISTEMIT DIELLOR, NASA, OSIRIS-REX, SISTEMI DIELLOR

You must be logged in to post a comment Login